Celebrities Gossip Showbiz

“Mu bëfsh mbret”, Adrola Dushi i dedikon fjalët më të ëmbla djalit të saj me rastin e ditëlindjes!

Adrola Dushi është një nga modelet që mund të themi me plot gojë se qëndron në listën e vajzave më të bukura shqiptare dhe për më tepër origjinale. Ndër vite Adrola ka arritur ta ruajë natyralitetin e saj dhe pse tanimë prej disa vitesh është mama e një djali me emrin, Troi ajo vazhdon të jetë njësoj e bukur.

Shpesh në rrjete sociale, modelja nuk ngurron që ta tregojë djalin e saj dhe gjithmonë sigurohet që ta përkëdhelë me fjalët më të bukura ashtu siç bën çdo nënë për fëmijën e saj. Kështu ka bërë dhe së fundmi, teksa me anë të një postimi ku shfaqet me Troin dhe disa momente kur ai ka qenë më i vogël, bukuroshja i ka dedikuar:

Mu bëfsh mbret o dritë e syve 

Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie mes modeles dhe reperit Capital T. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. Dyshimet ata i shtuan jo vetëm me një fotografi selfie të dyshes që bëri shumë bujë asokohe, por dhe pjesëmarrja e Adrolës si modele në klipin e tij.

Mirëpo, Kapo shpesh e ka mohuar këtë lidhje duke u shprehur se kanë vetëm marrëdhënie profesionale dhe asgjë më shumë, por dyshja çdo herë e më shumë na shtojnë dyshimet. Teksa modelja jeton në ShBA dhe reperi së fundmi po mban një tur koncertesh në Amerikë. Modelja, sigurisht nuk mund të mungonte në koncertin e reperit dhe jo vetëm kaq, por në disa foto të shkrepura gjatë kohës që ai ishte në skenë, Adrola duket vërtet e apasionuar pas tij, teksa nuk ja ndan për asnjë moment shikimin duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës.