Celebrities Showbiz

“Mu kujtua vetja”, ja si e surprizon Aurela Gaçe fansen e saj

Aurela Gaçe nuk është vetëm një këngëtare ikonë e muzikës shqiptare e cila njihet për hitet e saj të shumta, por edhe një personazh shumë i dashur që e do i madh e i vogël në Shqipëri. Përveç pushtimit të skenës, ajo ka arritur të pushtojë dhe zemrat e një grupi shumë të madh dashamirësish.

Së fundmi, ajo vetë publikoi në Instagram-in e saj një video që na ‘i shkriu’ zemrat. Aurela realizoi ëndrrën më të madhe të një ndër fanseve të saj më të zjarrta, për ta takuar atë. Aurela tregoi se si fillim mori një mesazh nga prindi i dashmarisëses së saj dhe arriti t’i plotësonte dëshirën. Ato janë takuar dhe kanë bërë një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën.

Gjithashtu, ajo zbuloi dhe idhullin e saj të fëmijërisë, këngëtaren shqiptare, Irma Libohova dhe ky takim me fansen e saj ktheu në nostalgji kohën kur ëndërronte aq shumë ta takonte atë. E ku e dinte Aurela se një ditë do këndonte në skenë me të?

Mu kujtua vetja kur doja aq shumë të takoja këngëtaren të cilën unë doja ( e kam thënë, shumë herë, në adoleshencën time, kisha një figurë që ndiqja ,këndoja çdo këngë të saj. Ajo ishte Irma Libohova).

Pse të mos i jepja pak dashuri vogëlushes së talentuar që më jep kaq shumë dashuri të sinqertë prej femije? Unë u mbusha plot. Sytë e saj shkëlqenin si shkëndija. Zërin pushkë.