Music Showbiz

Një natë e paharrueshme për të, fanses i fillojnë dhimbjet e lindjes gjatë koncertit të Beyonce-s!

Një koncert i Beyonce-s në Kaliforni u bë tepër i paharrueshëm për një fanse shtatzënë kur asaj i filluan dhimbjet e lindjes gjatë performancës së superyllit. Sarah Francis Jones, një aktore dhe kërcimtare e cila është shfaqur në filma duke përfshirë “Honey and Hairspray”, tha se ajo dhe partneri i saj, aktori i “The Neighborhood”, Marcel Spears, ishin duke ndjekur koncertin e Beyonce-s të hënën në mbrëmje në stadiumin SoFi në Inglewood, kur ajo filloi të kishte kontraktime. Sarah u shpreh për mediat:

Unë thashë: “Diçka po ndodh”. Zakonisht më pëlqen të kërcej në koncert dhe thash me vete: “OK, më duhet të ulem për një sekond”.

Në fillim, Jones dhe Spears menduan se ishin thjesht disa kontraktime, por çifti vendosi gjatë largimit nga koncerti se Jones mund të ishte me të vërtetë duke lindur dhe iu drejtuan spitalit.

Ylli i muzikës pop Beyonce emocionoi së fundmi ndjekësit e saj të zjarrtë teksa ndau fotot e dy kostumeve që kishte veshur për turneun e saj të tretë dhe të fundit të “Renaissance” në Los Angeles. Këngëtarja e famshme e cila gjithashtu festoi ditëlindjen e 42-të në shfaqjen e saj plot yje kërkoi ndihmën e Donatella Versace për një nga kostumet e saj. Për kostumin e saj u deshën 600 orë punë.