Showbiz

Muaj pas operacionit të veshkës, mikja e Selena Gomez zbulon të vërtetën tronditëse

Selena Gomez i shpëtoi vdekjes kjo vetëm falë mikes së saj Francia Raisa e cila i dhuroi veshkën e saj këngëtares së famshme.

Për herë të parë gjatë një interviste aktorja ka treguar se Selena-s i nevojitej një operacion i dytë që të shpëtonte gjallë pasi i pari pati komplikime.

Pak orë pas operacionit të tyre të veshkës, Selena gjatë gjumit këputi një venë pranë veshkës së re e cila nëse nuk do të ndërrohej menjëherë do të sillte pasoja fatale.

Mjekëve i’u desh të merrnin një venë sërish nga Francia, të shkëputur nga këmba e saj për t’a rindërtuar në sistemin e 25-vjeçares.

Ditët e para pas këtyre dy ndërhyrjeve ishin shumë të vështira për vajzat. Kjo është hera e parë që flitet për një ndërhyrje të dytë pasi në intervistat e mëparëshme ato nuk e kishin zbuluar këtë detaj.

Selena Gomez edhe pse i është nënshtruar këtyre transplanteve, sëmundja e saj mbetet e pashërueshme. Ajo vuan nga Lupus, një çrregullim autoimunitar që shkakton dëme dhe inflamacion tek organet e brendshme.

Mikja e saj 29-vjeçare ishte e vetmja që i përshtatej grupit të saj të gjakut dhe e vetmja që arriti t’i shpëtonte jetën dy herë brenda një dite.