Celebrities Gossip Showbiz

“Mundet me ndodhë, pse jo?” Fjolla Morina zbulon planet e së ardhmes në politikë!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Këngëtarja ka kohë që nuk është aktive në tregun muzikore dhe ende nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ditën e djeshme, kur qytetarët e Kosovës vendosën për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale, Fjolla e cila gjithashtu mori pjesë për të votuar si çdo tjetër, e pyetur nëse do t’i futet ndonjëherë politikës, habiti me përgjigjen e saj.

Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo. 

35-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikëkalimin e Morinës në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë u kap me dy pistoleta pa leje, në makinën ku udhëtonte e shoqëruar nga dy persona, njëri prej të cilëve biznesmeni Fisnik Syla, bashkëshorti i saj. Megjithatë, Fjolla arriti t’i shpëtojë akuzave dhe të fitojë lirinë.

Këngëtarja gjatë arratisë së saj u martua me Fisnik Sylën, por së fundmi thashethemet po qarkullojnë se mos ndoshta dyshja janë ndarë. Këngëtarja mbylli llogarinë e saj në Instagram përkohësisht dhe e rihapi sërish më vonë. Ajo që na bëri përshtypje është që Fjolla ka rikthyer shumë pak foto dhe ndër to asnjëra nuk është me Fisnikun, i cili gjithashtu ka fshirë postimet me të. Dyshja gjithashtu nuk ndiqen më me njëri- tjetrin.