Celebrities Gossip Showbiz

Na duhet të presim edhe shumë pak për surprizën më të re nga 2Ton!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Së fundmi, 2Ton na ka paralajmëruar projektin më të ri që do të lançojë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi na ka treguar një sekuencë së bashku me videoklipin nga kënga e tij më e re. Surpriza e tij do të publikohet më 23 mars.

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.