Showbiz

Ndërpritet koncerti i Dhurata Dorës, përleshen fansat në klub

Sezoni i verës është burim për startimin e koncerteve nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë ku të futar janë këngëtarët më ‘in’ të momentit.

Dhurata Dora e cila ka korrur sukses me hitet e saj të fundit, mbrëmjen e kaluar ka performuar në një klub ku gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej.

Gjatë performancës së saj 3 djem janë përleshur brenda në klub dhe njerëzit e trembur menjëherë nisën të largoheshin. Të pranishmit në sallë e kanë kapur këtë moment në një video e cila po qarkullon online.

Sigurisht që koncerti i Dhuratës është ndërprerë pasi për të ndaluar sherrin u desh edhe ndërhyrja e forcave të sigurisë.