Showbiz

Ndërron jetë nga Covid-19 themeluesi i ‘Kenzo’

Mbrëmjen e kaluar u mësua se stilisti i mirënjohur dhe themeluesi i firmës “Kenzo” ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Kenzo Takada ishte 81-vjeç dhe lajmin e trishtë e bëri të ditur zëdhënësi i tij. Kenzo ishte i pari stilist japonez që u përfshi në botën e modës dhe i pari që krijoi veshje enkas për ‘lirinë e trupit të vajzave’.

Ai kreu studimet në një institut mode në Tokyo, duke perfeksionuar kështu talentin e tij. Përdorimi i ngjyrave dhe printet me dizenjo lulesh ishin ato çka e veçuan të ndjerin në tregun e gjerë të veshjeve. Në vitin 1965 ai u shpërngul përkohësisht në Francë, duke thurur plane për rikthim në Japoni. Por, që nga ai moment, Kenzo vendosi të jetojë përgjithmonë në tokën franceze.

Kenzo gjithashtu krijoi linjën e tij të parë për meshkuj në vititn 1983 dhe hodhi në treg parfumin e tij të parë nën emrin “Kenzo Kenzo”.