Health & Beauty

Ndiqni këto këshilla dhe thuajini lamtumirë qeskave dhe rrudhave nën sy!

Rrudhat e moshës janë një nga problemet më të shpeshta kryesisht të grave. Ndërkaq, rrudhat dhe qeskat nën sy janë një problem i shumë vajzave dhe grave. Ato përdorin kremra të ndryshme për lëkurën e cila me kalimin e moshës humb elasticitetin e saj. Çaji me kafeinë njihet që nga paraardhësit tanë dhe është përdorur shumë nga modelet për largimin e qeskave nën sy. Vendosni dy bustina çaji në ujë të nxehtë, pastaj lërini të ftohen në frigorifer për një kohë para se t’i vendosni në sytë tuaj. Pas pesë minutash sytë tuaj do të rifreskohen.

Për shumë njerëz lodhja nënkupton edhe rrathë të zinj nën sy. Nëse nuk keni kohë për pushim, prini një avokado dhe vendoseni në sy dhe shikoni rezultatet. Merrni dy lugë metalike dhe vendoseni në ujë të ftohtë për disa minuta. Pas kësaj vendosni pjesën e poshtme të lugës nën sytë tuaj për 30 deri në 60 sekonda. Metali i ftohtë do të ringjallë sytë tuaj të lodhur dhe do t’u jap energji.

Kur sytë tuaj të jenë skuqur dhe të fryrë, prini dy copa kastravec dhe vendosini për 30 minuta mbi sytë e mbyllur. Sytë tuaj do të freskohen. Ndërkaq, kremi kundër hemorroideve forcon shpejtë sytë e ënjtur dhe redukton rrudhat. Disa mikrobe që jetojnë në lëkurën tonë mund të jenë përgjegjëse për rrudhat. Ato në fakt lidhen me disa shenja të plakjes së lëkurës që nuk lidhen thjesht me moshën kronologjike.

Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën Frontiers in Aging, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego në bashkëpunim me kompaninë franceze L’Oréal. Sipas autorëve, ky është studimi i parë që izolon përbërës të veçantë të mikrobiomës së lëkurës, pra grupin e mikroorganizmave që popullojnë lëkurën, të lidhur me shëndetin e saj dhe si rrjedhojë i hap rrugën kremrave të së ardhmes.