Health & Beauty

Përshpejton rritjen dhe forcon flokët, provoni maskën me mustardë!

Maska me mustardë është praktikuar gjatë viteve 60-të. Ajo nuk e ka humbur popullaritetin e saj, falë rezultatet të cilat jep. Nëse flokët tuaj rriten ngadalë dhe dëshironi që të keni flokë të shëndetshme dhe të gjatë, mund t’ju ndihmojë maska me mustardë. Stimulon rritjen dhe jep rezultat të shkëlqyeshëm për një kohë të shkurtër.

Gjithashtu duhet përmendur që kjo maskë përbëhet nga përbërësit natyralë dhe përshtatet si për flokë natyralë ashtu edhe flokë të lyer, Për të përgatitur këtë maskë në shtëpi ju nevojiten një lugë e gjysmë mustardë, 1 lugë vaj ulliri, 2 të verdhë të vezëve, 1 lugë e vogël me mjaltë dhe një lugë e gjysmë ujë të nxehtë. Nxirreni mustardën në një enë dhe përzieni mirë me ujë.

Lëreni të qëndrojë 4 minuta. Pastaj shtoni përbërësit e tjerë dhe lëreni maskën të qëndrojë edhe 3 minuta të tjera. Pastaj provojeni maskën në lëkurën e kokës njësoj siç bëni kur i lyeni ato me bojë. Pasi ta keni bërë këtë mbështillini flokët me letër alumini dhe ngroheni kokën me peshqir. Mbajeni maskën rreth 20 minuta. Për të arritur rezultate, përdorni maskën një herë në javë.

Kuzhina indiane, bukuria dhe kujdesi shëndetësor janë të paplota pa përdorimin e mustardës. E njohur për shijen e saj të shkëlqyer, fuqitë shëruese dhe përfitimet shëndetësore, mustarda konsumohet në mënyra të ndryshme në të gjithë vendin. Qoftë pastë, vaj apo gjethe, ekspertët thonë se mustarda është e ngarkuar me minerale të shëndetshme si hekur, zink, magnez, fosfor dhe kalcium. Është gjithashtu një burim i madh i acideve yndyrore omega-3 dhe ka veti antioksiduese.