Celebrities Gossip Showbiz

Ndodhet larg saj, Sara Hoxha sapo na ‘shkriu zemrën’ me postimin e fundit me Poem Blu!

Ledri Vula është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj.

Tashmë dihet se Sara Hoxha do të jetë një nga personazhet e filmit “Në kuadë të dashurisë”, ku protagonistët janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. E prej disa ditësh Sara ndodhet në Korçë, aty ku dhe po xhirohet filmi dhe natyrisht që ndodhet larg vajzës së saj, Poem Blu. Ditën e sotme Sara ‘na shkriu zemrën’ me një screenshot të postuar në Instastory nga një videocall me Poemin, e cila i formon një zemër me duar.

Tashmë vera po afron dhe artistët po punojnë për projektet e tyre muzikore për këtë sezon dhe një ndër ta është edhe Ledri Vula. Së fundmi partnerja e tij Sara Hoxha ka postuar një foto me Ledrin e veshur me një fustan të gjatë të kuq dhe të gjithë ndjekësit po aludojnë se ndoshta Sara do të jetë pjesë e vidioklipit të këngës së re të Ledrit.