Celebrities Gossip Showbiz

“Ndoshta tani nuk do ta bënte sepse ka fëmijë…”/Djali i aktores italiane sulmon ashpër Fedez!

Së fundmi Achille Costacurta, djali i aktores italiane Martina Colombari dhe Billy Costacurta ka sulmuar ashpër në rrjetet sociale këngëtarin e njohur italian Fedez. Me anë të një Instastory të postuar në rrjetin social Instagram ai shkruan se kur ishte më i vogël ka dashur të bëjë një foto me reperin. Achille shkruan se ishte në një klub me babanë e tij kur pa Fedez, i cili ishte një idhull i vërtetë për të, por ajo që ndodhi më pas i ndryshoi mendimin.

Teksa ka publikuar një video të shpërndarë nga Chiara Ferragni dhe Fedez me Leone dhe Vittoria duke u argëtuar në një dhomë lojërash, Achille thotë se ai kërkoi, pak a shumë kur ishte në moshën e Leones, një foto idhullit të tij të mëparshëm dhe se ai ia mohoi sepse ishte duke ngrënë. Ai shkroi:

Unë jam një gomar. Ndoshta tani nuk do ta bënte sepse ka fëmijë? Në të vërtetë, bëni një gjë: pyeteni nëse do të refuzonte ende një foto me një fëmijë sot.

Ende nuk ka një reagim nga Fedez. Së fundmi Fedez lajmëroi ndjekësit e tij se do të shkëputej për disa kohë nga rrjetet sociale. Por, reperi u rikthye dhe me anë të një postimi në Instagram shpjegoi gjithçka. Rikujtojmë, se së fundmi Chiara ka mohuar publikisht thashethemet e krizës të përfolur që nga fundi i Festivalit të Sanremos. Para statusit të Fedez, Fabrizio Corona shkroi se Ferragnez janë në krizë dhe afër divorcit dhe se Fedez vuan nga një çrregullim depresiv.