Bota Sport

Në Angli edhe futbolli ka një datë feste, “Boxing Day”…

Sot është një ditë e veçantë për tifozët e futbollit, veçanërisht në vendin ku lindi ky sport. Nëse në të gjitha shtetet e tjera vazhdojnë pushimet, në Angli është dita e festës së futbollit, “Boxing Day”.

Në vitin 1860 është luajtur ndeshja e parë në histori e “Boxing Day, ajo mes Sheffield dhe Hallam. Tradicionalisht vazhdojnë dhe po zhvillohen takimet në 26 dhjetor të çdo viti. Nga Premier League, te Championship, ligat më të ulëta dhe ato amatore, të gjithë luajnë në Angli.

Ndeshjet rregullohen në atë mënyrë që tifozët të udhëtojnë sa më pak dhe zakonisht shmanget derbet e mëdha për të mos pasur trazira në kohën e Krishtlindjeve. Ndërkohë që “Boxing Day” ka edhe ngjarje apo vite ku ka lënë rekorde të mëdha siç është ajo e vitit 1963, kur u shënuan 66 gola në 10 ndeshjet e Premier League, pra me një mesatare prej 6.6 golash në ndeshje.