Aktualitet

Në GJKKO depozitohet kërkesa për sekuestrimin e një tjetër pasurie të Anton Gjinajt; ka vlerë shumë të madhe

Anton Gjinajt alias Pashuk Gjini pritet t’i sekuestrohet një tjetër pasuri me një vlerë shumë të madhe. Në GJKKO është depozituar tjetër kërkesë për një tjetër pasuri në disponim të Anton Gjinajt. Dje të dënuarit për trafik droge iu sekuestruan 23 pasuri.

Sipas gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt I ligjit antimafia. Për 23 pasuritë sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundërligjshme.

Gjykata ka vënë në dukje se personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme I kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë. Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazuar për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfiskohen.

23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjencisë së administrimit të aseteve të sekuestruara. Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë I përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh. Dosja në SPAK ka ardhur me urdhër të DEA-s amerikane.

23 pasuri mes tyre, 6 biznese, truall toke, apartamente dhe makina janë sekuestruar nga SPAK, të cilat ishin në pronësi të biznesmenit me 2 emra, Anton Gjinaj (Pashuk Gjinaj), lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar në Spanjë në vitin 2010, me 8 vite burg e 9 muaj, për trafikimin e 50 kg heroine.

Anton Gjinaj u arrestua në prill të vitit 2021 në Malin e Zi nga Interpol, ndërsa rezulton të jetë pronar i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014”, e cila tashmë është sekuestruar nga SPAK, në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë.