Showbiz

Në luftë për të shtënë në dorë një biletë për koncertet e “Spice Girls”, vajzat kanë një lajm të mirë për fansat

Javën e kaluar 4 nga vajzat e grupit legjendar “Spice Girls” lajmëruan nëpërmjet një video-mesazhi se shumë shpejt do të nisin një turne muzikor të Britaninë e Madhe ashtu siç u premtua.

Edhe pse fansat kanë mbetur pak të zhgënjyer nga tërheqja e Victoria Beckham, ata ende janë shumë të emocionuar dhe presin me padurim t’i shohin ato në skenë.

Të gjithë fanatikët e “Spice Grils” janë duke luftuar për të shtënë në dorë një biletë për një nga koncertet e tyre menjëherë pasi data u publikuan. Biletat janë shitur në kohë rekord pas kërkesës së madhe por Emma Bunton, Geri Halliwell, Melanie Chisholm dhe Melanie Brown kanë një lajm të mirë.

Pjesëtaret e grupit sapo konfirmuar se kanë shtuar edhe 4 data për koncertet e tyre 2 në Manchester dhe 2 në Londër që të gjithë të kenë mundësinë të përjetojnë edhe një herë ribashkimin e “Spice Girls”.