Celebrities Gossip Showbiz

Në një nga skenat e videoklipit të fundit të Dafina Zeqirit shihet qartë ngjashmëria me këngën e njohur të…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Vetëm pak ditë më parë Dafina ka lansuar këngën e saj më të re, ‘Malli’. Ashtu si çdo projekt tjetër i bukuroshes edhe ky u pëlqye shumë nga ndjekësit dhe pati një ‘bum’ klikimesh në YouTube. Artistja njihet për unikalitetin dhe stilin e saj të veçantë, megjithatë ndonjëherë ndodh që edhe Dafi të inspirohet nga diku tjetër e në këtë rast nga këngëtarja e njohur Lana Del Rey.

Në një nga skenat e videoklipit të këngëtares sonë shihet qartë ngjashmëria me atë të artistes së huaj.

Bukuroshja është shpesh aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj dhe disa ditë më parë ka ndarë një video me ndjekësit ku shfaqet me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mesa duket Dafi ka marrë shumë kritika lidhur me këtë video. Këtyre kritikave, këngëtarja i është kundërpërgjigjur me anë të një postimi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.