Bota

Në të ardhmen në kufi kontrollet do të kryen nga Avatarë

Ai që do të dojë të hyjë në Bashkimin Evropian në të ardhmen nuk do të takojë në kufi një njeri prej mishi e gjaku, por një nëpunës policie të krijuar nga kompjuteri. Avatari do të verifikojë dokumentat e udhëtimit dhe dëshminë për mjetet e nevojshme financiare. Gjithashtu  ai do të bëjë pyetje si nëpunës dogane, për përmbajtjen e valixhes apo shkakun e udhëtimit. Përgjigjet do të regjistrohen nga një kamera dhe do të analizohen. Synohet që të zbulohen lehtësisht emigrantët apo kriminelët e infiltruar nën petkun e tyre.