Botë e Çuditshme

Në vendin ku vdekja respektohet më shumë se jeta…

Për Torajanët, një grup etnik autokton në një rajon malor të Sulawezit të Jugut, Indonezi vdekja e trupit nuk është një fund i papritur apo i ashpër. Në vend të kësaj, vdekja është vetëm një hap në një proces të gjatë që zhvillohet gradualisht. Për të vdekurit kujdesen familjarët në shtëpi për javë, muaj, madje edhe vite. Varrimet shpesh vonohen për aq kohë sa është e nevojshme për të mbledhur të afërmit nga vende të largëta. Ceremonitë më madhështore të varrimit zgjasin një javë. Qarkullimi i automjeteve. Në këtë vend vdekja respektohet më shumë se jeta.

Zhvarrosja e trupave është një skenë tronditëse dhe e frikshme për turistët perëndimorë, por banorët atje janë më se të lumtur të pastrojnë trupat, të bëjnë fotografi dhe të luten për shpirtrat e tyre. Torajanët nuk e refuzojnë trajtimin mjekësor në kushtet kur rrezikohet jeta e tyre. Ata as nuk ikin nga pikëllimi kur të dashurit e tyre vdesin. Torajanët besojnë se të vdekurit nuk janë vërtet të vdekur dhe se lidhjet e thella me të gjallët zgjasin shumë pas vdekjes.

Disa Torajanë nga veriu i vendit i nxjerrin herë pas here të afërmit e tyre nga varret për t’i veshur me rroba të pastra. Askush nga Torajanët nuk e di saktësisht se kur filluan të praktikohen këto zakone që lidhen me vdekjen. Shumica e zakoneve të vjetra transmetohen ende gojarisht. Pothuajse çdo zakon që lidhet me të ndjerin shoqërohet me lutje, leximin e kapitujve nga Ungjilli sipas Mateut ose Gjonit dhe recitimin e lutjes së Zotit. Toraja është e mbushur me fshatra, të vendosura lart në anët e shkëmbinjve ose të vendosur thellë në lugina.