Health & Beauty Lifestyle

Nëse jeni duke e neglizhuar po bëni gabim! Shkaktarët kryesorë pse keni lodhje të vazhdueshme të syve!

Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë. Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh. Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë. Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.

Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë:

1.Djegie, kruarje dhe dhimbje të syve.
2.Lotim ose tharje e syve.
3.Shikim i mjegulluar.
4.Dhimbje koke.
5.Dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës.
6.Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës.
7.Vështirësi në përqendrim.
8.Vështirësi në hapjen e syve.

Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë:

1.Përdorimi i pajisjeve dixhitale.
2.Leximi afat-gjatë dhe i tepruar e papushim.
3.Udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal.
4.Ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë.
5.Tharja e syrit.
6.Stresi dhe lodhja.
7.Ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë.

Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse:

1.Njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve.

2.Ekrani reflektohet.

3.Ekrani kërkon një pikëpamje të duhur.

4.Ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë. Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse.

Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar. Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet digjitale.

Ndërkaq, e keni menduar ndonjëherë se çfarë i shkakton rrathët e zinj poshtë syze? Ekzistojnë një numër faktorësh kontribues për këto zona të errëta. Zbulojini ato në këtë link, në mënyrë që të gjeni zgjidhje për këtë problem kaq shqetësues.