Celebrities Gossip Showbiz

Noizy plagoset në kokë? Ja gjendja e tij!

Reperi Noizy ose ndryshe me emrin e tij të vërtetë, Rigels Rajku prej kohësh nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti me ndonjë individ të caktuar dhe as me ndonjë reper tjetër shqiptar apo grupet e tyre, të paktën me aq sa është zbuluar nga mediat. Ditën e sotme Noizy ka tronditur ndjekësit me një postim të tij në Instagram, ku aludimet se çfarë i ka ndodhur janë të shumta.

Në videon e postuar shfaqet reperi, i cili duket i gjakosur në kokë dhe duke filmuar veten e tij shprehet:

Në telashe… por duhet të shihni atë tjetrin si përfundoi…

Tashmë ka shqetësuar shumë prej fansave të tij, të cilit e morën situatën mjaft serioze për shkak edhe të seriozitetit të reperit në video, ku janë shqetësuar se çfarë i ka ndodhur dhe nëse gjendja e tij vazhdon të jetë e mirë. Një pjesë tjetër e kanë marrë me mjaft sportivitet duke u shprehur se kjo është vetëm një shaka nga Noizy dhe se plaga në kokë nuk është e vërtetë, por thjesht ka qenë aktrim dhe pjesë e videoklipit të tij, për shkak se nëse do të kishte një plagë të tillë në kokë nuk do të ishte në gjendje të filmonte dhe aq më tepër të postonte në rrjete sociale. Gjithashtu është vënë re se reperi i ka kthyer përgjigje disa komenteve negative në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)