Health & Beauty Lifestyle

Nëse po kërkoni të humbni peshë kjo është ora e duhur kur duhet të shkoni në palestër!

Aktiviteti fizik gjatë orëve të mëngjesit, nga ora 7 deri në 9, është më i favorshmi për të luftuar mbipeshën. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar revistën “Obesity Society”. Studiuesit theksojnë se kërkimet e mëparshme janë fokusuar në frekuencën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, por pak janë përqendruar te koha e të ushtruarit. Ata përdorën të dhëna nga 5285 pjesëmarrës dhe aktiviteti fizik u klasifikua në tre kategori, mëngjes, mesditë, mbrëmje. Rezultatet zbuluan një lidhje të fortë midis rënies në peshë te grupi i mëngjesit.

Ndërkaq, tre ditë në javë është numri magjik kur bëhet fjalë për përfitime ‘të rëndësishme’ në palestër, thonë studiuesit australianë. Shkencëtarët thanë se rezultatet tregojnë rëndësinë e ushtrimeve të rregullta të shpeshta kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve. Njerëzit që stërviteshin të paktën tre ditë në javë panë se forca e tyre u rrit deri në 4%. Ata që stërviteshin vetëm dy herë nuk panë ndonjë përmirësim të dukshëm.

Nëse sapo keni marrë një vendim për të nisur palestrën, kjo mund të jetë frikësuese, veçanërisht për ata që e kanë për herë të parë. E gjeni veten të rrethuar nga pajisje, tinguj dhe aroma të panjohura dhe pyesni veten, “çfarë duhet të bëj?” Hera juaj e parë në palestër mund të jetë e frikshme dhe shumë njerëz përfundojnë duke e menduar ta lënë para se të fillojnë me të vërtetë. Këshilla jonë është të përqendroheni në disa lëvizje natyrale për të filluar.