Lifestyle

Nëse rrobat tuaja kanë një aromë të pakëndshme pas larjes atëherë ndiqni këto këshilla!

Me siguri ju ka ndodhur që, pasi lavatriçja ka mbaruar larjen, në vend të rrobave aromatike, t’ju presë një erë e pakëndshme që as vetë nuk e dini se si ka ardhur. Me siguri po pyesni veten se cili është problemi. Detergjenti i tepërt mund ta bllokojë shpërndarësin e detergjentit dhe të shkaktojë aroma të pakëndshme, kurse zbutësi i tepërt i bën rrobat më të vështira për t’u larë. Mos harroni të përdorni një gotë matëse.

Nëse rrobat tuaja janë shumë të ndotura, përdorni metodën e duhur të larjes ose përdorni dy cikle. Përveçse e bën materialin të duket i kadiftë, zbutësi i rrobave e bën më të lehtë hekurosjen. Megjithatë, absorbueshmëria e pëlhurës zvogëlohet me kalimin e kohës, kështu që është më mirë të mos e përdorni për të larë peshqirë, veshje sportive ose sende të tjera të bëra nga mikrofibra, elastan ose material elastik.

Papastërtitë, mbetjet e detergjentit dhe gjithçka që grumbullohet në lavatriçe, me kalimin e kohës do të arrijë te rrobat tuaja, gjë që do të sjellë erëra të këqija dhe njolla të bardha. Zbrazeni lavatriçenm sa më shpejt të jetë e mundur pas çdo larjeje, po ashtu, pas çdo larjeje, hiqeni detergjentin e mbetur nga goma në derë.

Tharja e parregullt ndikon negativisht në rrobat tuaja sikurse edhe larja jo e duhur. Prandaj, mos përdorni shumë tharje automatike, kjo i bën gjërat tuaja të konsumohen dhe zbardhen më shpejt, po ashtu mos e përdorni për rroba të thata dhe të ndjeshme.