Health & Beauty

Ja se çfarë dëmi i shkaktojnë lëkurës suaj rrobat e lara në një lavatriçe me myk!

Nëse ndjeni që rrobat pas larjes kanë një si erë të çuditshme kjo do të thotë që goma e makinës larëse është e mbuluar nga myku. Nëse vëreni njolla të zeza në unazat e gomës së lavatriçes ajo që po shihni është myk shumë i dëmshëm që shkakton disa sëmundje. Lagështia, ngrohtësia e shndërrojnë gomën e lavatriçes në një terren ideal për shumimin e biosporeve, të cilat mund të depërtojnë shumë lehtë në pëlhurat e rrobave.

Por mos u shqetësoni, myku në rrobalarëse nuk do të thotë se duhet ta ndërroni këtë të fundit. E gjitha çfarë duhet të bëni është që në një enë shtoni 5 litra ujë, 1 litër lëng limoni dhe 1 litër ujë të oksigjenuar. Më pas lagni një sfungjer në përzierjen e mësipërme dhe pastroni gomën rrethuese derisa të hiqni të gjitha njollat e mykut. Përveç gomës së derës, një tjetër habitat ku rriten mikrobet është kazani i lavatriçes. Merrni një shishe spërkatëse dhe mbusheni me lëngun e mësipërm.

Spërkatni të gjitha vrimat e kazanit dhe lëreni të veprojë. Të njëjtën gjë bëni edhe në vendin ku hidhni detergjentin. Pas një ore bëni një proces shpëlarjeje pa rroba brenda. Mos harroni që pas çdo larjeje të lini hapur derën e lavatriçes që të ajroset dhe të thahet. Ndërkaq, ekziston një orë se kur duhet të lani rrobat në lavatriçe për të kursyer energji elektrike. Ndonjëherë, shumë prej nesh mund t’i lajmë rrobat gjatë ditës dhe kjo ndikon në rritjen e faturave tona, pa e ditur.

Disa zgjedhin kohën midis 16:00 deri në orën 19:00 dhe kjo periudhë është piku i energjisë së shtrenjtë elektrike. Ekspertët britanikë, thonë se nëse dëshironi të kurseni duhet të lani rrobat tuaja midis orës 22:00 e deri në orën 8 të mëngjesit. Sidoqoftë, një gjë që duhet ta keni parasysh është se nuk duhet ta aplikoni këtë metodë nëse jeni në gjumë, për arsye sigurie. Kështu, koha më e mirë është ndoshta nga ora 7 e mëngjesit deri në 8 të mëngjesit.