Celebrities Gossip Showbiz

Nga Dafina Zeqiri dhe Kida duhet të presim një surprizë para përfundimit të vitit…

Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, ishin një ndër to që kryesuan verën me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku.

E duket se 6 muaj pas suksesit të ‘Luje belin’, Kida dhe Dafi do të sjellin një tjetër këngë së bashku. Vetë vajzat me anë të një postimi në Instagram kanë konfirmuar se kanë përfunduar xhirimet e videoklipit dhe është çështje ditësh publikimi i duetit të tyre para festave të fundvitit.

Titulli i duetit të Kidës dhe Dafinës është ‘Ai me mu so’.

Le të shohim se çfarë kanë përgatitur për ne…

Vajzat duket se nuk i kursejnë disa ‘thumba’ për artistët që bëjnë duete me njëri-tjetrin dhe pastaj nuk ‘shihen dot më me sy’. Fillimisht ka qenë Dafi ajo që shpërndan një video ku shfaqet duke ‘tallur’ Kidën e cila dëgjohet në sfond dhe kjo e fundit më pas ‘ia ka kthyer me po të njëjtën monedhë’.