Celebrities Gossip Showbiz

Nga postimet e rralla, Era Istrefi ndan video-n e veçantë me mamanë e saj!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohësh bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme.

Ditën e sotme, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një nga ato postimet e rralla familjare, ku shfaqet në makinë me mamanë e saj dhe krahas e ka shoqëruar me një figurë në formën e zemrës.

Era Istrefi e ka pranuar publikisht se është në një lidhje me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Vetë këngëtarja ka ndarë se fundmi një postim ku shfaqen së bashku në rrjetin social Instagram. Kujtojmë që më herët çifti janë parë me pushime në Capri të Italisë. Rrahmani luan me Napolin dhe pak kohë më parë, Era ishte e pranishme në stadium për ta mbështetur.