Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Krujë/ Nëna 42-vjeçare vret foshnjën e sapolindur, arrestohet nga policia!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë e stome (18 mars) në Krujë, ku një nënë ka vrarë foshnjën e sapolindur. Sipas policisë, gruaja 42-vjeçe është arrestuar, pasi akuzohet për “vrasje”.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se 42-vjeçarja pasi ka lindur foshnjën në ambientet e shtëpisë, ka pretenduar se e lindi të vdekur dhe më pas e ka mbështjellë me një qese dhe e ka hedhur në lumin Tapizë.

Mësohet se bëhet fjalë për 42 vjeçaren Leta Koçi, e cila është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.

Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.

Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.

42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 Njoftimi i Policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.