Showbiz

Një ditëlindje përrallore për vajzën e modeles shqiptare

Mund të themi me plot gojë se Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të preferuara shqiptare kjo edhe për faktin se gjithmonë na shfaq një grimcë të traditave tona të vyera të cilat gjithashtu ja mëson edhe vajzës së saj.

Pak ditë më parë vogëlushja Ella Faria ka fetuar ditëlindjen e dytë në Shtetet e Bashkuara dhe prindërit e saj janë kujdesur që çdo detaj i festës të duket si në përralla.

Për shkak se ajo quhet Ella, mami Emina ka menduar që festa e të voglës të ketë tematikën e Frozën dhe Ella të vishet si princesha e akullit.

Në këtë festë nuk kanë munguar dhuratat dhe dekori i mrekullueshëm që modelja e famshme na e ka treguar nëpërmjet disa fotove të postuara në profilin e saj të instagram-it. Kujtojmë se Emina është në pritje të fëmijës së saj të dytë por ende nuk e zbuluar gjininë e fëmijës.