Showbiz

Një grua krenare, edhe Kourtney Kardashian shfaqet ‘topless’

Foto ‘topless’ për Kourtney Kardashian pranë dollapit të rrobave të saj, që të gjitha femrat do të donin ta kishin. 39-vjeçarja seksi, ka publikuar foto me krahun që prek gjoksin nudo, duke mbajtur veshur vetëm xhinse dhe taka me majë. Në imazh dallohet mbishkrimi “proud wife” (grua krenare).

Pikërisht ku ish-i i saj, Younes Bendjima ka qenë protagonist i një skandali “të dhunshëm”…

Fjalë enigmatike ato të Kourtneyt, duke parë që janë publikuar pak kohë nga skandali që përfshiu ish-in e saj: modeli dhe boksieri njëkohësisht, ka qëlluar me grushte në kokë ndaj një anëtari të stafit pranë një klubi nate në Los Anxheles pas një debati mes tyre.

Por motra e të famshmes Kim, nënvizon se qëllimi i vetëm i ‘selfie’-eve në ‘topless’, është të tregojë xhinset e Stephanie Shepherd, ish-asistentja e saj.

Për Kardashianin, e cila nuk është e lidhur më me Bendjima-në, pasi zbuloi se ishte tradhtuar në Meksikë, Younes bën pjesë tashmë në të shkuarën dhe miqtë pranë biznesmenes, sigurojnë se është shumë e lumtur që është beqare.