Aktualitet

Një i plagosur në Peqin, u qëllua me armë zjarri pas një konflikti çasti!

Plagosje me armë zjarri në Peqin. Ngjarja ndodhi sot pas një konflikti të çastit dhe i lënduar mbeti një 55-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Diell Çela. Ai u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore e fatmirësisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Për këtë plagosje, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 52-vjeçar, Sokol Dehima. I lënduari dhe autori i dyshuar janë banorë të Peqinit. Nga grupi hetimor vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me një të plagosur.

Peqin/Informacion paraprak:

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.