Bota Botë e Çuditshme

Një krijesë misterioze po u shpon sytë kafshëve në Bolivi, autoritetet ngrenë alarmin!

Në një fshat të largët të Bolivisë, autoritetet kanë ngritur alarmin se një krijesë misterioze po u shpon sytë kafshëve, ndërsa së fundmi, janë publikuar disa pamje të kapura nga një dron të kësaj krijese, që po lë pa gjumë edhe vetë banorët e zonës. Pamjet me dron të kapura në Oruro, Bolivi, tregojnë një krijesë të errët me dy këmbë duke ecur në një fushë të hapur. Videoja u filmua pak pasi disa lopë u gjetën të ngordhura në zonë.

Plagët e çuditshme të kafshëve i shtynë njerëzit të besojnë se ato ishin vepër e Chupacabra, një krijesë mitologjike e njohur edhe si “Djapi-thithës” që besohet se thith gjakun e kafshëve. Legjenda thotë se Chupacabra, një krijesë e ngjashme me demonin, pi gjakun e kafshëve. Njerëzit kanë frikë se kjo krijesë është përgjegjëse për ngordhjet e gjedhëve të tyre, për shkak të plagëve në qafë. Si përgjigje, fermerët vendas thuhet se kanë ngritur gardhe rreth tyre për të mbajtur larg kafshët e tyre nga kjo krijesë e frikshme.