Showbiz

Një lindje prej 33 orësh, aktorja e famshme publikon videon e frikshme dhe emocionuese

Aktorja e serialit të njohur “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell ka xhiruar të gjithë procesin e saj të lindjes që më pas e ka publikuar në kanalin personal në YouTube.

Tashmë në vendin e 15-të në “Trending”, video zbulon të gjithë momentet e vështira të lindjes së aktores që nga kontraktimet e para, tek minutat kur zemra e bebit nuk dëgjohet e deri tek lindja.

I gjithë procesi i saj i lindjes zgjati plot 33 orë mes dhimbjesh dhe momenteve kaq emocionuese. Aktorja solli në jetë një vajzë ndërkohë që nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.