Celebrities Gossip Showbiz

Një mama e devotshme! Angela Martini rikthehet pas një kohë të gjatë në rrjetet sociale dhe ka diçka për të thënë!

Supermodelja e njohur Angela Martini para pak kohësh u bë nënë për herë të parë e një djali. Por, nëse nuk e dinit Angela ka zbuluar se e ka sjellë në jetë fëmijën me ndihmën e një nëne surrogate. Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe vetëm dy muaj më parë, ku Angela postoi foton e vogëlushit, mori një pushim të shkurtër për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

Deri sa pak orë më parë, bukuroshja ka postuar një kolazh fotosh dhe videosh me djalin dhe bashkëshortin dhe ka treguar arsyen se pse është shkëputur për disa javë nga rrjetet sociale.

Sot djali ynë u bë 2 muajsh. Sa kohë emocionuese. Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale dhe kam qenë shumë e zënë duke shijuar familjen dhe kohën e mrekullueshme me ta.

https://www.instagram.com/p/CZezSlpsw5I/

Sjellim në vëmendje se bashkëshorti i Angelas prej kohësh ka patur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Ai ishte në kërkim pasi u akuzua se ishte përfshirë në një grup kriminal, i cili përllogaritej ta kishte dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Ai u la i lirë pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Së fundmi, Martini dha një intervistë për mediat rumune, duke e cilësuar si “ferr” ngjarjen që i ndodhi asaj dhe bashkëshortit dhe ajo që na “shkriu zemrat” ishte dedikimi i dashurisë për partnerin e saj. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.