Showbiz

Një mëngjes jo i zakonshëm në Ditën e Falenderimeve për familjen e Emina Cunmulaj

Ashtu siç e kërkon tradita në Ditën e Falenderimeve në SHBA, shtrohet një drekë apo një darkë ku kurrë nuk mungon gjeli i detit, antipastat dhe ushqime të tjera tradicionale.

E gjithë familja dhe shpeshherë fisi mblidhen së bashku e flasin për bekimet e tyre, jo më kot quhet Dita e Falenderimeve. Për Emina Cunmulaj dhe familjen e saj, kjo traditë mori një rrjedhë jo të zakontë.

Bashkëshorti i saj Sam dhe dy vogëlushet Mia dhe Ella kanë ngrënë mëngjes në një tendë të ndërtuar brenda shtëpisë së tyre për një atmosferë edhe më të veçantë.

“Gëzuar Ditën e Falenderimeve nga familja jonë tek e juaja. Ne filluam një traditë të re në shtëpinë tonë, mëngjesi i Ditës së Falenderimeve poshtë një tende të ndërtuar nga mami” ,-shkruan modelja në diçiturën e fotos së postuar në rrjetin social Instagram.