Celebrities Gossip Showbiz

Një mik i ngushtë i tij ndahet nga jeta, Yll Limani emocionon me fjalët e ndjera!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbiz-in shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Artisti shpesh poston në rrjete sociale video nga përditshmëria e tij dhe shumica prej tyre janë shumë ‘funny’ duke njohur dhe tipin e Yllit. Mirëpo, më i fundit nuk është aspak i tillë, pasi disa orë më parë, këngëtari ndau me ne lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mikut të tij. Krahas fotos së të ndjerit, ai na emocionoi me fjalët për të.

Nuk po më besohet. Rroni jonë, shkove shumë herët… Shpirti yt i mirë u prehtë në paqe e ishalla nuk ke më dhimbje. E di që prapë kemi për t’u parë, të qeshim, të bëjmë shaka edhe une të të ngacmoj për shijet e tua muzikore. Gjithmonë ke për t’u mbajtur në mend si njeriu që ka bërë dritë në çdo dhomë që ka hyrë… Rronay, shoku jonë, do të na mungosh gjithmonë!

Artisti shpesh na surprizon me projekte të reja muzikore e padiskutim që për këtë sezon veror për Yll Limanin akoma është fillimi. Së fundmi këngëtari ka postuar në ‘Instastory’ një video nga një studio muzikore duke regjistruar këngën e re, ku ka treguar kështu se është duke përgatitur një surprizë tjetër për fansat, e cila shpresojmë të publikohet së shpejti.

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel, ku Ylli ka performuar në episodin e dytë. Artisti performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij, fëmijërisë dhe muzikës.