Showbiz

Një moment vërtetë i sikletshëm, Angelina Jolie injoron fjalimin e Jennifer Aniston në “Golden Globes”

Fakti që dy aktoret rivale Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston do të ishin të pranishme në të njëjtin event mori më tepër vëmendje se vetë “Golden Globes”.

Një ndër momentet më të sikletshme të mbrëmjes ishte kur Dakota Johnson vështron veprimet e Angelinës ndërkohë që kjo e fundit injoron totalisht fjalimin e Jennifer. Teksa Aniston po mbante fjalimin e saj e shoqëruar edhe nga Carol Burnett përpiqej të mos vështronte nga publiku duke mbajtur sytë përdhe.

Dakota e cila ishte e ulur në mes të sallës me siguri ka shijuar një spektakël të shkurtër duke hedhur sytë një herë nga Aniston dhe një herë nga Jolie. Fotot e shkëputura nga ky moment janë marrë nga kamera që po xhironte prapa kurrizit të Jennifer Aniston gjatë fjalimit të saj.

Pjesa tjetër e mbrëmjes është zhvilluar pa momente të tilla kaq të sikletshme pasi dy rivalet që kanë luftuar për Brad Pitt ishin të ulura në pjesë të ndryshme të sallës, larg nga njëra-tjetra.