Showbiz

Një tjetër dasmë sekrete, fituesja e çmimit “Oscar” i jep fund beqarisë

Prej muajsh tashmë aludohej se aktorja hollivudiane Emma Stone dhe partneri i saj Dave McCary i kanë dhënë fund beqarisë.

Çifti që kishin 9 muaj të fejuar priteshin që të organizonin një dasmë madhështore në muajin mars po ashti si çdo gjë tjetër planet e tyre u anuluan për shkak të pandemisë së Covid-19.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “Page Six” se Emma dhe Dave janë martuar në fshehtësi, në një ceremoni intime. Javët e fundit fituesja e çmimit “Oscar” dhe tashmë bashkëshorti i saj janë fotografuar disa herë me unazën e martesës në gisht.

Aktorja e “La La Land” dhe partneri i saj zyrtarizuan fejesën dhjetorin e kaluar. Ata u takuan kur Emma ishte host në një episod të “Saturday Night Live” në 2016-ën, megjithatë vetëm në tetorin e 2018-ës nisën të dilnin bashkë.