Celebrities

Një Vit i Ri, projekte të reja muzikore nga Stine!

I ftuar në maratonën e 100 këngëve më të bukura të vitit 2020 në “Top Albania Radio”, këngëtari i njohur, Stine pati mundësinë të urojë për festat e fundvitit. Ai uroi mbarësi e shëndet për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen.

Stine e përshkroi vitin 2020 si vitin më të vështirë të njerëzimit dhe uroj që mos të kthehet më kurrë një vit i tillë. I pyetur se ku do ta festojë këtë ditë të rëndësishme, Stine u shpreh se do e kalojë krahë familjes me bashkëshorten Gracielën, prindërit e saj, vajzën e tyre si dhe me disa miq.

E veçanta e kësaj darke është se Stine tha se do të gatuajmë ne burrat për gratë. Albumi i ri është plani më i afërt për vitin 2021 i artistit. Ai tha se ka shumë kohë pa publikuar këngë të reja, kështu që ka ardhur koha ta bëjë një gjë të tillë. Një lajm i mirë ky për të gjithë fansat e këngëtarit!