Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Njerëzit takohen, konsumojnë një kafe dhe flasin vetëm për vdekjen…/Lokali më i çuditshëm në botë!

Mënyra më e mirë për t’u përgatitur për vdekjen, apo edhe thjesht për ta kuptuar më mirë, është të flisni për të. Ky është koncepti i “Death Cafè”, i cili mbërrin për herë të parë në Torino. Është një rast takimi i organizuar për të reflektuar mbi ciklin e jetës dhe për të kapërcyer “tabunë” e vdekjes.

Nisma u promovua nga Urdhri i Psikologëve të Piemontes, me synimin për të kontribuar në mirëqenien e brendshme të njerëzve. Në fazën eksperimentale të projektit, janë planifikuar katër takime mujore, kryesisht për ata që janë të përfshirë profesionalisht në këtë temë, si psikologë, punonjës shëndetësorë apo vullnetarë në fushën e mirëqenies, por edhe atyre që kryejnë edukim dhe trajnim në këtë fushë.

Synimi është promovimi i modelit në të ardhmen edhe mes qytetarëve. Formati, i sjellë mbi 10 vite më parë në Londër dhe më pas i përhapur në të gjithë botën, parashikon organizimin e takimeve publike për një numër të kufizuar njerëzish, zakonisht jo më shumë se 20-të. Pjesëmarrësit në këto takime ulen dhe flasin lirshëm mbi temën e vdekjes ndërsa konsumojnë ushqim dhe pije.

Gjatë javës ju shpesh e pini kafen me nxitim, teksa jeni duke u bërë gati, apo në çastin kur ju mbyllen sytë dhe dita vazhdon ende me rutinën e saj. Ndërsa të dielën nuk ndodh kështu. Të dielën ju e pini kafen me gjithë kënaqësinë tuaj. Por pse na shijon kaq shumë kafja këtë ditë specifike? Kjo, për të plotësuar një mëngjes të vonë me familjen, apo një takim me miqtë.