Showbiz

Njoftohet se koncerti i tij u anulua, Jason Derulo performon për fansat nga ballkoni

Mbrëmjen e kaluar këngëtari i famshëm Jason Derulo pritej të mbante koncertin e tij të shumëpritur në Pragë por gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç ai dëshironte.

29-vjeçari u njoftua pak orë para koncertit se skena në stadium nuk kishte masat e duhura të sigurisë dhe për këtë arsye e gjithë shfaqja duhet të anulohej ndërkohë që mijëra fansa nga e gjithë bota po prisnin të emocionuar jashtë.

Lajmi i papritur e ka trishtuar jasht mase këngëtarin duke theksuar se fansat kanë pritur që në orët e para të mëngjesit për ta parë. Ashtu si asnjë këngëtar tjetër ai ka lejuar fansat të hyjnë brenda në stadium dhe u ka shpjeguar situatën e vështirë, më pas ka performuar live nga ballkoni i stadiumit.

Asnjë nuk e priste këtë vendim të tij por Jason nuk kishte ndërmend t’i linte fansat të largoheshin duarbosh për këtë arsye ka kënduar live disa nga hitet më të famshme të tij.

Publiku i pranishëm të lumtur nga vendimi i këngëtarit nisën të këndonin bashkë me të ndërkohë që i gjithë momenti është xhiruar dhe është shpërndarë kudo në platformat sociale.