Showbiz

Nora Istrefi “kërcënon” Alban Ramosaj

Ajo ka vetëm një javë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Sa t’kom dasht” por menjëherë kjo këngë është kthyer në një nga këngët më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Në klasifikimin e publikuar në faqen zyrtare të Top Awards, duket se Nora Istrefi është bërë një “kërcënim” për Alban Ramosaj, pasi që në javën e parë që është bërë pjesë e “The Top List”, Nora është pozicionuar në vendin e dytë.

Ndërkohë Alban Ramosaj ishte një rekord për Top Awards, pasi që në javën e parë që u bë pjesë e renditjes së 20 këngëve më të mira shqiptare, arriti të pozicionohej në vendin e parë. Albani prej 3 javësh mban vendin e parë të “The Top List”.