Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do të ketë më koncerte, Dafina Zeqiri jep lajmin për fansat!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Ditën e sotme Dafina me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka bërë me dije fansat se koncertet e saj për këtë verë janë mbyllur dhe tashmë ka ardhur koha për pushime. Gjithashtu Dafina falenderon çdo person që ka qenë pjesë në koncertet e saj dhe për mbështetjen në projektet muzikore.

Një sezon e mahnitshme vere. Faleminderit shumë të gjithë ju që keni ardhur në çdo nejë & e keni bërë të paharrueshme. Faleminderit gjithë ju që nuk keni ardhur por keni treguar mbështetje, dashuri në çdo projekt. Koha për pushime & rikthehemi me projekte tjera. Mos të harrojmë edhe albumin

Pas shumë reagimeve dhe ‘thumbimeve’ mes Dafinës dhe Sarës së fundmi. Olta Gixhari ka qenë ajo që e ka shtyrë akoma më shumë zjarrin. Nga një ‘Ask’ i postuar në Instastory, ndjekësit e pyesin Oltën se cila është pjesa e saj e preferuar nga kënga e Ledrit, Romeos dhe Klementit e Olta ka shkruar frazën e njëjtë me këngën e Dafinës dhe ka etiketuar Sarën. E më pas Sara e ka ripostuar dhe ka shkruar një tjetër ‘thumb’ për Dafinën.