Lifestyle

Nuk i bletë ëmbëlsirën që kërkoi dhe tani po krijon ‘skena’ në supermarket, ja si të qetësoni fëmijën tuaj!

Kur fëmija qan në mënyrë histerike dhe kërkon diçka, duhet t’i thuhet pikërisht ajo që ai dëshiron ta dëgjojë, këshillon pediatri amerikan, dr. Harvey Karp, autor i librit “Fëmija më i lumtur”. Qëllimi nuk është që t’i lëshoni pe, por që të komunikoni me metodën e tij, në mënyrë që t’ju kuptojë.

Përsërisni fjalët të cilat fëmija i përdor, duke shfrytëzuar frazat e shkurtra me përsëritje të mjaftueshme dhe duke reflektuar ndjenjat e tij në tonin e zërit dhe shprehjen e fytyrës, thotë doktori. Nëse fëmijën e sulmon histeria në një ambient publik siç është supermarketi, për shkak se nuk i keni blerë ëmbëlsirën që ju kërkoi, do të fillojë të bërtasë “Dua ëmbëlsirën!” Dhe atëherë ju përsëritni po ato fjalë me tonin e zërit qetësues: “Do ëmbëlsirën. Do ëmbëlsirën. Tani”.

Fëmija brenda disa sekondash do të qetësohet dhe do ta shikojë personin e rritur me sy pyetës i cili përsërit problemin e tij. Vetëm atëherë do të jetë në gjendje t’ju dëgjojë dhe të pranojë sqarimin tuaj përse nuk ka mundësi në atë çast të marrë atë që dëshiron. Edhe pse një qasje e tillë tingëllon e çuditshme, ajo paraqet versionin e metodës së mirë e të arsyeshme të dëgjimit aktiv, të cilin të rriturit e përdorin në komunikimin e përditshëm, veçanërisht në rastet problematike.