Aktualitet

Nuk ka humbje jete, vetëm 1 rast pozitiv në të gjithë vendin!

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast i ri me COVID-19.  Ndërkaq nuk ka asnjë humbje jete. Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Numri i rasteve aktive bien ë 63.

Në Kosovë në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, janë regjistruar 4 raste të reja infeksioni. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 5 qytetarë, teksa numri i rasteve aktive është 170 në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Statistika (28 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2954

Testime totale 798,276
Raste pozitive 132,513
Raste të shëruara 129,994
Raste Aktive 63
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 26
Shkodër 14
Durrës 5
Lezhë 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1