Gossip

Nuk ka më dyshime! Khloe dhe Tristan rikthehen në krahët e njëri-tjetrit!

Disa javë më parë, Tristan Thompson u zhvendos në Boston për shkak të një kontrate të re pune. Nga ana tjëtër, Khloe Kardashian vendosi që të mos shkonte pas tij, pavarësisht se në media është raportuar prej kohësh se ata i kanë rregulluar raportet bashkë.

Por Khloe nuk rezistoi dot për shumë gjatë dhe së fundmi është parë përkrah Tristan. Një burim pranë “E! News” ka treguar se Khloe, Tristan dhe një person i tretë kanë qenë duke darkuar për më shumë se 1 orë. Thuhet se ata kishin rezervuar edhe një dhomë më vete. Kjo darkë duket se ka qenë qershia mbi tortë, pasi Khloe dhe Tristan janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Njerëz të afërt të tyre kanë treguar se Tristan po bën gjithçka për romancën e tyre dhe këtë gjë Khloe e vlerëson shumë.

“Ai ka punuar shumë për të rregulluar marrëdhënien e tyre. Ata janë të dy në të njëjtën faqe”,-kanë thënë burimet.

Rikujtojmë, se dyshja e famshme kanë kaluar probleme të shumta për shkak të tradhtive të vazhdueshme të Tristan dhe Khloe-s ju desh një kohë e gjatë që t’ja falte gabimet ish-partnerit. Ata janë prindër edhe të një vajze 2-vjeçare të quajtur, True.