Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kam patur gjë me Feron”, Roza Lati flet për spekulimet për lidhjen mes saj dhe reperit!

Shumë bujë bëri puthja në buzë në emisionin që drejtonte asokohe Roza Lati dhe Feros. Edhe pse dyshja e bëri të gjithën thjesht për ‘show’ dhe këtë e treguan publikisht, nuk mund të mungonin spekulimet për ndonjë lidhje mes tyre pas këtij veprimi të guximshëm dhe që ende konsiderohet tabu tek ne, sidomos në emisione televizive.

E mesa duket, edhe pse reperi tanimë është bërë baba dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit momente me partneren e tij, Arbenitën ende vazhdojnë të qarkullojnë fjalë nëse mes tyre ka patur akoma diçka.

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Roza, ajo ka treguar se kjo pyetja i ka ardhur ‘në majë të hundës’ dhe nuk do që të përflitet më, pasi mes saj dhe Feros nuk ka patur asgjë.

Moderatorja bukuroshe ka qenë në qendër të mediave para pak kohësh, jo për pak arsye. Si fillim ajo publikoi disa foto ‘HOT’ në Instagramin e saj, ku replikat dhe komentet nuk ishin të pakta. Për t’u përmendur është edhe rasti i zënkës së saj me moderatoren Bieta Sulo që shkaktoi ‘bujë’ në rrjetet sociale, por u mbyll me faljen e Rozes kundrejt Bietës.

Megjithatë, në intervitën e dhënë për “Prive”, prezantuesja e ka rikthyer në vëmendje atë çast, duke e konsideruar si “xhelozi të hapur ndaj saj”.

Kur isha e ftuar te mbasditja në Top Channel. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opninionit publik.