Gossip Showbiz

“Nuk kisha para për të paguar qiranë!” shprehet banori i “Big Brother VIP” mes lotësh!

Siç dihet nga të gjithë, brenda shtëpisë më të famshme nuk mund të mungojnë provat javore. Ku këtë herë ata janë ndarë në çifte dhe duhet të kalojnë dy orë me njëri-tjetrin për të biseduar rreth jetës së tyre dhe duhet me patjetër të jenë tepër të sinqertë. Ata që e realizuan provën të parët ishte Donaldi me Semin e duhet ta pranojmë se ishte një dy orësh shumë prekës ku nuk munguan lotët teksa përmendin vështirësitë e tyre ekonomike gjatë fëmijërisë.

Ai që është shprehur më shumë rreth problemit ekonomik ishte Donaldi, i cili ka treguar se prindërit e tij kishin të ardhura minimale dhe se nuk ka bërë një jetë luksoze, por gjithmonë e ka patur të vështirë me lekët dhe se ka patur vetëm gjërat bazike.

Veshaj zbuloi se ai së bashku me vëllain e tij, duhet të shpërnguleshin në Tiranë për të gjetur një punë për të ndihmuar familjen e tyre dhe se i duheshe ta përballonin javën vetëm me 700 lekë. Pasi është shprehur rreth jetës së tij ai ka theksuar se nuk dëshiron të viktimizohet por thjesht të tregojë se ka shumë familjë që kalojnë periudha të vështira dhe vuajnë më shumë se ai.

Kur lëvizja me furgon fshehja fytyrën dhe pasi automjeti ndalonte une ikja me vrap që të ruaja ato pak lekë, nuk e pranoja dot të kthehesha sërish në vendlindje. Ne ishim në shtëpi me qira dhe pronari na nxorri jashtë sepse nuk e paguanim dot. Në mbetëm në rrugë dhe të tjerët qeshnin. E tmerrshme… Falë Zotit jemi mirë tani, por edhe nëse kthehet prap ajo kohë do dija ta përballoja. Mjafton të kemi shëndetin mirë