Bota

OBSH e konfirmon, dy doza të Astrazeneca-s më pak efektive se dy të përziera!

Përgjigjja imunitare që përftohet nga dy doza vaksine anti-COVID të AstraZeneca-s nuk është aq e lartë. Të paktën krahasuar me atë që sigurohet kur kemi kombinim të dozave.

Një e tillë do të ishte përzierja mes AstraZeneca-s e një doze të dytë vaksine mRNA si Pfizer&BioTech apo Moderna. E lartë është mbrojtja nga koronavirusi edhe në rastet kur kombinohen dy doza vaksinash, mjafton të jenë mRNA.

Por efikasiteti nuk duket dhe aq OK kur doza e parë është mRNA dhe e dyta AstraZeneca.

Këto janë variante që mbrohen momentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, referuar studimeve të deritanishme edhe pse ende mbi kampionë apo mostra të kufizuara. Për OBSH-në, kombinimet mund të jenë në rregull në rast problemesh me furnizimin e vaksinave që synojnë mbrojtjen nga COVID-i.