Showbiz

Ofendohet nga ndjekësja në Instagram, Almeda Abazi reagon në mënyrën më të bukur

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi megjithëse është gjithmonë aktive në Instagram, asnjëherë nuk ka ndarë mesazhet që i dërgojnë fansat, aq më pak ato negativet.

Por në fundmi në DM-in e saj ka mbërritur një mesazh që i ka habitur të gjithë. Një fanse i shkruan duke e ofenduar, duke e akuzuar për ndërhyrje plastike dhe për jetën që bën në Turqi.

“Aman se sa keni jetuar këtu në Shqipëri keni grënë bukë e groshë për nat e tani po të mban burri mbi sup me lekët e veta” -shkruan qartazi e irrituar fansja duke nxitur kundërpërgjigjen e Almedës.

“Ohhh dua të shtoj një detaj. Unë akoma vdes për bukë me groshë…por kur e shoqëron me një qepë të thatë” -shkruan më pas modelja bukuroshe me shumë humor duke treguar se këto komente i ka marrë me shumë sportivitet.