Aktualitet

Oliver Varhelyi në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh, gati të zgjerohemi!

Nga Tirana ku ndodhet për të marrë pjesë në Ministerialin e kryediplomatëve të vendeve të Procesit të Berlinit, Oliver Varhelyi tha se po ndodh anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Sipas eurokomisionerit të Zgjerimit, nga 1 janari 2024, BE është gati për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

Në dhjetor kur patëm samitin e parë të BE-së në një nga vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, pra këtu në Tiranë, kryeministri Rama tha se: ne në Tiranë duam të kemi kampusin e ri të Kolegjit të Europës.

Kolegji është kthyer në simbolin e zgjerimit të Europës, që mund të zgjerohet e të bëjë të mundur që të gjitha pjesët e tjera të Europës të bëhen një. Çdo përsëritje e kësaj historie të rëndësishme është mëse e rëndësishme në vetvete. Kur kryeministri na e kërkoi e vendosi të fillojë të bisedojë me mua, menjëherë mendova që po, patjetër që kjo është një ide fantastike. Dua të jem pjesë e kësaj e ta bëjmë këtë gjë të mundur. Për këtë arsye i jam shumë falënderues kolegëve në Europë, në Tiranë, etj.

Gjëja e dytë që dëshiroj të them është që nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së se sjellja në Tiranë e Kolegjit të Europës.

Ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh. Do të ndodhë anëtarësimi në BE, po vjen drejt Ballkanit Perëndimor. Edhe më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme. Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE-së, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur.