Rajoni

Opozita serbe: Dhunën në protestë e shkaktuan huliganët e autoriteteve!

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se dhuna në protestën e mbrëmshme të opozitës në Beograd, u shkaktua nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.

Autoritetet përdorën dhunë për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme. Dërgimi i huliganëve për të shkaktuar incidente në protestë është përdorur nga qeveria për të dekurajuar protestuesit që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, të dhunshme.

Në deklaratën e SPN-së thuhet se “njësitë speciale kanë përdorur forcë brutale ndaj qytetarëve”

Goditën njërin nga demonstruesit dhe i thyen këmbën, duke e gjuajtur me shkelma teksa ishte i shtrirë në tokë. Pas protestës, policia sulmoi edhe Radomir Lazoviçin nga Fronti i Gjelbër i Majtë”. Janë arrestuar shumë protestues paqësorë, të cilëve do t’ju sigurojmë mbrojtje ligjore. Pavarësisht kostove, ne kurrë nuk do të pranojmë vjedhjen që u organizua në zgjedhjet e 17 dhjetorit!

Por, Aleksandar Shapiç, zyrtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe kryetar i Autoritetit të Përkohshëm të Qytetit të Beogradit, tha se “policia iu përgjigj protestave në mënyrën më tolerante të mundshme”.

Demonstrata të tilla nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet, sepse bëhet fjalë për përmbysjen e shtetit nga një grup njerëzish.

Beograd,  të paktën 35 u arrestuan për sulm ndaj institucioneve dhe disa policë u plagosën, dy në gjendje të rëndë. Efektivët u goditën me gurë e sende të tjera.  Për të shtatën ditë radhazi, grupi kryesor i opozitës “Serbia kundër dhunës”, organizoi një manifestim antiqeveritar për të denoncuar mashtrimet e pretenduara në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Por, tubimi degjeneroi në një protestë të dhunshme, me mijëra demonstrues që iu drejtuan godinës së Bashkisë së Beogradit për ta sulmuar. Në disa raste, shumë persona u përpoqën të kalonin rrethimet e të hynin me forcë në ndërtesë, ndërsa u përballën me ndërhyrjen policore.

Kundër protestuesve të dhunshëm që hodhën vezë, shishe plastike, domate e sende të tjera, policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë grupet e trazirave.